Vajza e Paul Walker do të jetojë me nënën e saj
Pas betejës mes nënës së aktorit të ndjerë dhe nënës së Meadow, është marrë vendimi në gjykatë që vajza do të jetojë me nënën e saj, por vetëm nëse ajo shkon në rehabilitim.
ShowBiz
Pas vdekjes së aktorit Paul Walker ka filluar edhe beteja se me kë do të qëndrojë vajza 15 vjeçare, Meadow.
Aktori gjithë pasurinë ia ka lënë vajzës dhe në testament ka shkruar se do që vajza të qëndrojë me nënën e tij, Cheryl Walker.
Pas senacës gjyqësore, është vendosur që Meadow të jetë në kujdestarinë e nënës së saj, Rebecca Soteros, por vetëm nëse ajo shkon në rehabilitim.
Nëna e Paul, Cheryl Walker shkoi në gjyq këtë javë, e gatshme për betejën me Rebecca Soteros.
Rebecca ka probleme serioze me pijen, me dy akuza për ngasje nën ndikimin e alkoholit. Pirja e saj është arsyeja pse Meadow ka lëvizur nga Hawaii 3 vjet më parë për të jetuar me babain e saj në Los Angelos.
Cheryl premtoi se do të heqë dorë nga përpjekjet e saj për kujdestarinë, nëse Rebecca e përfunduon me sukses programin dhe kanë rënë dakord për testimi e drogës pas rehabilitimit.
Rebecca ka thënë se Meadow ishte gjëja më e rëndësishme për të dhe ajo e dinte se do të kishte një luftë e shëmtuar në gjykatë në qoftë se ajo nuk ishte në përputhje me kërkesat e Cheryl.
Pra Rebecca ka filluar një program për drogën të premten dhe do të hyjë në rehabilitimin në javën tjetër.