Anglia është gjithmonë e lodhur

Ish selektori i Anglisë, Fabio Capello beson se lodhja do ta kaplojë ekipin e Roy Hodgsonit në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Strategu i Rusisë, do të udhëheqë ekipin e tij në Grupin H kundër Belgjikës, Algjerisë dhe Koresë së Jugut, por ka kritikuar gjendjen fizike të Anglisë, rreth përgatitjeve për gara të rëndësishme. Anglia…

Sport

29/03/2014 08:59

Ish selektori i Anglisë, Fabio Capello beson se lodhja do ta kaplojë ekipin e Roy Hodgsonit në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Strategu i Rusisë, do të udhëheqë ekipin e tij në Grupin H kundër Belgjikës, Algjerisë dhe Koresë së Jugut, por ka kritikuar gjendjen fizike të Anglisë, rreth përgatitjeve për gara të rëndësishme.

Anglia do të garojë në Grupin D së bashku me Uruguaian, Kosta Rikën dhe Italinë.

“Është shumë e rëndësi se në çfarë gjendje fizike është skuadra e juaj kur arrini në Kampionatin botëror”, deklaroi Capello gjatë një interviste për televizionin amerikan CNN.

“Anglia është gjithmonë e lodhur sepse zhvillon shumë ndeshje”, shtoi ai.

Premierliga është e vetmja ligë në mesin e atyre që konsiderohen si më të mëdha në kontinent që nuk pushon gjatë dimrit.