Puna e trajnerit nuk është e lehtë
Nëse dikush mendon se detyra e trajnerit është e lehtë, atëherë mendoni edhe njëherë. Në bankinë mund të jetoni një jetë të vetmuar. Nganjëherë, kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, dëshpërimi mund të jetë i madh dhe manifestohet në mënyra të ndryshme. Nga Arsene Wenger i cili hedh shishe me ujë pothuajse kudo, tek goditja…
Sport
Nëse dikush mendon se detyra e trajnerit është e lehtë, atëherë mendoni edhe njëherë. Në bankinë mund të jetoni një jetë të vetmuar.
Nganjëherë, kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, dëshpërimi mund të jetë i madh dhe manifestohet në mënyra të ndryshme. Nga Arsene Wenger i cili hedh shishe me ujë pothuajse kudo, tek goditja me kokë e Alan Pardew ndaj një futbollisti kundërshtar.
Por, trajneri i Interit, Walter Mazzarri e fiton çmimin për mënyrën më të çuditshme të shprehjes së zemërimit, ai e kafshoi një shishe me ujë derisa ishte i ulur në bankinë.
52-vjeçari, i cili u largua nga Napoli duke iu bashkuar Interit para fillimit të këtij sezoni, është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta të ekipit.
Kulmi duket se u arrit të enjten mbrëma kur skuadra e tij barazoi pa gola në Giuseppe Meazza me Udinesen dhe Mazzarri u shfry ndaj shishes. Një lajm i mirë për të, sezoni do të përfundojë së shpejti.