Lulzim Basha shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës.

Lajme

27/03/2014 17:24

Me vendim unanim, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës.

Anëtarët e Kuvendit Komunal nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, kanë folur për rolin dhe kontributin që Lulzim Basha ka bërë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e Luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte staf i Misionit të Administrimit të OKB-së në Kosovë, përfshirë edhe kontributin që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin në pjesën matanë Ibrit duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin “Ndihmo edhe Ti”, raporton Veriu.info.

Javën e kaluar, Lulzim Basha është shpallur Qytetar Nderi i Deçanit.