Vajton Valdes, 6-8 muaj jashtë fushës
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes e ka pësuar një lëndim të rëndë në fitoren 3:0 ndaj Celta Vigos mbrëmë. Portieri spanjoll i kryqëzoi ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë nga 6 deri në 8 muaj, që nënkupton se ai do ta humb Botërorin ‘Brazil 2014’. 32 vjeçari e priti pa problem një gjuajtje të…
Sport
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes e ka pësuar një lëndim të rëndë në fitoren 3:0 ndaj Celta Vigos mbrëmë.
Portieri spanjoll i kryqëzoi ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë nga 6 deri në 8 muaj, që nënkupton se ai do ta humb Botërorin ‘Brazil 2014’.
32 vjeçari e priti pa problem një gjuajtje të ekipit kundërshtar nga goditja e lirë në minutën e 22-të, por në rënie e sipër, e lëndoi gjurin, ndërsa është konfirmuar se ai duhet t’i nënshtrohet operimit.
Përfaqësuesi spanjoll doli nga fusha me ndihmën e auto ambilancës, ndërsa nuk i munguan lotët, pasi ai nuk do ta ketë mundësinë të mbrojë më kurrë për Barcelonën, sepse e ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit.
Valdes, i cili i kaloi 12 vjetët e fundit tek gjiganti katalunas, pritej të ‘luftonte’ me Iker Casillas për një vend titullari në portën e Spanjës këtë verë, por ai fatkeqësisht nuk do të jetë në Botëror.
Ky ishte lëndimi i dytë i Valdes këtë sezon, pasi ai kishte pësuar lëndim edhe në muajin nëntor, në miqësoren e Spanjës ndaj Afrikës, me ç’rast kishte munguar në tetë ndeshje të Barcelonës.
Bashkëlojtarët, trajneri, presidenti i klubit, por edhe lojtarët tjerë nëpër botë, e kanë ngushëlluar Valdesin për lëndimin, duke shpresuar që ai të kthehet më i fortë që nga sezoni i ardhshëm, të cilin me gjasë do ta nis me Monacon.