13 shtylla të Ronaldos këtë sezon

Cristiano Ronaldo është ‘miqësuar’ me shtyllat këtë sezon. Ylli portugez e qëlloi shtyllën mbrëmë, në ndeshje me Sevillën në minutën e 43-të, duke e lëshuar një mundësi të mirë që ta kalonte Real  Madridin në epërsi prej 2:1, pasi portieri Beto veç ishte i mposhtur. Pas ndeshjes së mbrëmshme, të cilën ‘Los Blancos’ e humbën…

Sport

27/03/2014 15:00

Cristiano Ronaldo është ‘miqësuar’ me shtyllat këtë sezon. Ylli portugez e qëlloi shtyllën mbrëmë, në ndeshje me Sevillën në minutën e 43-të, duke e lëshuar një mundësi të mirë që ta kalonte Real  Madridin në epërsi prej 2:1, pasi portieri Beto veç ishte i mposhtur.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, të cilën ‘Los Blancos’ e humbën me rezultat 2:1, numri i shtyllave të qëlluara nga futbollisti më i mirë në botë janë 13, respektivisht 46 që kur ai e vesh fanellën e Realit.

Fituesi i Topit të Artë 2013 megjithatë shënoi gol mbrëmë, por kjo ishte e pamjaftueshme për Merengues, pasi vendësit shënuan dy herë me Carlos Bacca.

Kjo bëri që ekipi i Carlo Ancelottit të bie në pozitën e tretë në La Liga, duke humbur pothuajse gjithçka brenda tri ditësh, pas humbjes tjetër nga Barcelona, të dielën mbrëma.

Megjithatë, klubi madrilen do ta kërkojë titullin e kampionit deri në xhiron e fundit, edhe pse tash gjendet dy pikë prapa Barcelonës dhe tri nga lideri Atletico Madrid.