Bayerni edhe më i fortë
Pep Guardiola ka thënë se Bayern Munich është edhe më i fortë se vitin e kaluar, pas triumfit në Bundesligë. Gjiganti bavarez fitoi tre tituj edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe u shpall kampion gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit. Mirëpo, me fitoren sonte kundër Herthas, ekipi i Guardiolës e mbrojti titullin…
Sport
Pep Guardiola ka thënë se Bayern Munich është edhe më i fortë se vitin e kaluar, pas triumfit në Bundesligë.
Gjiganti bavarez fitoi tre tituj edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe u shpall kampion gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit.
Mirëpo, me fitoren sonte kundër Herthas, ekipi i Guardiolës e mbrojti titullin me shtatë ndeshje të mbetura duke gëzuar trajnerin katalan në sezonin e tij të parë në detyrë. “Jam i lumtur me atë që kemi bërë”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës për televizionin Sky.
“Është një tjetër titull për klubin dhe kjo është e rëndësishme. Jemi duke kaluar një stinor të mrekullueshëm. Bundesliga është buka jonë. Në garat e kupës mjafton të fitoni katër, pesë ndeshje për të arritur në finale. Në ligë ju duhet të punoni çdo ditë, çdo javë”, shtoi ai.
“Nëse shihni se si punuan djelmoshat me Heynckesin sezonin e kaluar, ata janë përmirësuar edhe më tepër. Kjo është rezultat i punës së madhe. Sonte dhe nesër ne do të festojmë”, u shpreh ai.
Bayerni është sërish në rrugë drejt triumfit të trefishtë pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Kampionëve.