Gerrard, Flamini e Ramires ecin në litar

Brendan Rodgers ka paralajmëruar kapitenin Steven Gerrard që të “ketë kujdes” dhe t’i shmanget ndëshkimit që mund të jep një goditje të rëndë për kandidaturën e Liverpoolit për titull të kampionit. Mesfushori i Reds ka shkëlqyer prej kur u aktivizua në një rol më të thellë në janar, por zhvendosja ka ardhur me një çmim…

Sport

25/03/2014 19:00

Brendan Rodgers ka paralajmëruar kapitenin Steven Gerrard që të “ketë kujdes” dhe t’i shmanget ndëshkimit që mund të jep një goditje të rëndë për kandidaturën e Liverpoolit për titull të kampionit.

Mesfushori i Reds ka shkëlqyer prej kur u aktivizua në një rol më të thellë në janar, por zhvendosja ka ardhur me një çmim pasi ai është ndëshkuar me shtatë kartonë të verdhë në 10 ndeshjet e fundit, duke e ngritur kuotën e tij edicioni në nëntë.

Nëse Gerrard pëson edhe një karton të verdhë prej tani e deri më 13 prill, ai do të suspendohet për dy ndeshje. Në pozitë të njëjtë janë edhe mesfushori i Chelseas, Ramires dhe Mathieu Flamini nga Arsenal.

Por, me ballafaqime të vështira në vazhdim, kundër Tottenhamit, West Hamit dhe rivalit për titull Manchester City, Rodgers nuk guxon të humb Gerrardin.

“Ne duhet të ballafaqohemi me situatën. Kam biseduar me të. Është e vështirë por ai duhet të jetë më i kujdesshëm. Mendoj se ka qenë shumë i pafat me disa ndëshkime në ndeshjet e kaluara”, deklaroi Rodgers.