Eto’o lëshon deklarata të ashpra kundër Guardiolës

Samuel Eto’o, në një intervistë për Bein Sports, ka folur kundër Pep Guardiolas, i cili ishte trajner i tij në Barcelonë gjatë sezonit 2008-09, në të cilin ekipi katalunas fitoi tre trofe. “Guardiola nuk e merrte guximin të fliste me mua në fytyrë. Duhet t’ia cek atij se nuk ishte një lojtar i madh”, deklaroi…

Sport

24/03/2014 07:04

Samuel Eto’o, në një intervistë për Bein Sports, ka folur kundër Pep Guardiolas, i cili ishte trajner i tij në Barcelonë gjatë sezonit 2008-09, në të cilin ekipi katalunas fitoi tre trofe.

“Guardiola nuk e merrte guximin të fliste me mua në fytyrë. Duhet t’ia cek atij se nuk ishte një lojtar i madh”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Chelseat.

“I kam thënë: Jam Samuel Eto’o, jam unë ai që ta fitoj lojën. Kam bërë shumë për këtë klub. Guardiola e kishte fatin e keq, pasi më futi në lojë për 20 minuta kundër Chivas dhe shënova tre gola”, shtoi ish futbollisti i Real Madridit, Mallorcas, Interit dhe Anzhit.

Kamerunasi nuk u ndal me kaq: “Unë nuk dëshiroja të flisja me Guardiolan derisa ai të mos kërkonte falje. Më pas kemi biseduar rreth dhjetë herë dhe ia sqarova gjërat. Pep dëshironte të më tregonte se si të sulmoj, ndërsa ai ishte mesfushor”.

“Unë i thashë: Ti nuk je normal, apo jo? Historia e vërtetë është se Pep nuk i ka respektuar kurrë këto gjërë në botën e fudbollit”, përfundoi Eto’o.