Lazio – Milan, s’ka fitues

Lazio dhe Milani kanë barazuar 1:1, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 29’të në Serie A, e cila u zhvillua sonte. Skuadra Rossonere kaloi e para në avantazh në minutën e 43’të falë autogolit të Abdoulay Konko, i cili e devijoi një goditje të Leite Kaka. Kurse, skuadra Biancocelesti i barazoi shifrat në…

Sport

23/03/2014 21:44

Lazio dhe Milani kanë barazuar 1:1, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 29’të në Serie A, e cila u zhvillua sonte.

Skuadra Rossonere kaloi e para në avantazh në minutën e 43’të falë autogolit të Abdoulay Konko, i cili e devijoi një goditje të Leite Kaka.

Kurse, skuadra Biancocelesti i barazoi shifrat në minutën e 61’të përmes Alvaro Gonzalez.

Lazio është e shtata në tabelë me 42 pikë, kurse Milani i 12’ti me 36.