Shaqiri në mes Liverpoolit e Interit
Ditëve të fundit, gjithnjë e më shumë flitet për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere. I fundit që ka shkruar për mesfushorin kosovar është tabloidi britanik, Daili Mirror, sipas së cilit, përfaqësuesi zviceran gjatë kësaj vere do të zbarkojë në Itali ose Angli, duke e pasur parasysh se…
Sport
Ditëve të fundit, gjithnjë e më shumë flitet për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.
I fundit që ka shkruar për mesfushorin kosovar është tabloidi britanik, Daili Mirror, sipas së cilit, përfaqësuesi zviceran gjatë kësaj vere do të zbarkojë në Itali ose Angli, duke e pasur parasysh se në Bayern Munichun e Pep Guardiolas po luan shumë pak.
Në Premierligë, klubi më i interesuar për 22 vjeçarin është Liverpooli, por as Manchester United nuk mbetet aspak prapa.
Ndërkaq, në Serie A, klubi që ia ka vënë syrin ish futbollistit të Baselit është Interi, por atë e pëlqen edhe Napoli.
Vëllai i tij e ka pranuar se Xherdani mund ta lë gjigantin bavarez gjatë verës, nëse merr ndonjë ofertë të mirë. Shaqiri po e kalon sezonin e dytë në Allianz Arena.