Thaçi shkarkon zëvendësministrin e Drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Daut Xhemajli, është shkarkuar nga pozita e tij zyrtare, me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi.

Lajme

21/03/2014 11:17

Vendimi për shkarkimin e zëvendësministrit Xhemajli është marrë më datën 17 mars 2014, por deri tani lajmi nuk është bërë i ditur, dhe as arsyet e shkarkimit të tij.

Sipas burimeve të lajmi.net, vendimi për shkarkim ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit.

Xhemajli, me profesion inxhinier i Ndërtimtarisë, ish i burgosur politik, ishte një nga Themeluesit e Degës së PDK-së për Komunën e Vitisë.

Nga viti 2008 ishte Shef për Administratë dhe personel në Komunën e Vitisë, deri në qershor të vitit 2011, kur u emërua në pozitën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës.