Shorti simulues i çerekfinales nga Sky

Televizioni italian Sky Sport e ka realizuar një short simulues të çerekfinales së Ligës së Kampionave, i cili do të hidhet realisht nesër në Nion të Zvicrës. Pjesë e çerekfinales do të jenë Bayern Munichu, Atletico Madridi, Barcelona, Paris Saint Germaini, Borussia Dortmundi, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester Unitedi. Është interesante se për herë të…

Sport

20/03/2014 17:33

Televizioni italian Sky Sport e ka realizuar një short simulues të çerekfinales së Ligës së Kampionave, i cili do të hidhet realisht nesër në Nion të Zvicrës.

Pjesë e çerekfinales do të jenë Bayern Munichu, Atletico Madridi, Barcelona, Paris Saint Germaini, Borussia Dortmundi, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Është interesante se për herë të parë në histori të këtij kompeticioni, në çerekfinale do të luajnë skuadrat e plasuara në pozitën e parë të fazës së grupeve.

Kampioni aktual i Evropës, Bayern, sipas Sky Sport do të luante me Atletico Madridin, ndërsa Reali do të përballej me Manchesterin, në derbin e çerekfinales.

Barça do të kishte punë me PSG’në, njëjtë si sezonin e kaluar në këtë fazë, ndërsa çifti i fundit do të ishte ai në mes Dortmundit dhe Chelseat.