Kryetarët e Veriut reagojnë ndaj deklaratës së Jonuz Musliut
Përfaqësuesit politikë të Veriut të Kosovës, thonë se tendenca për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, sjellë pasoja për Ballkanin. Sipas tyre, paralelizmi i Jonuz Musliut i bërë në mes të Luginës dhe Krimesë është politik dhe me standarde të dyfishta.
Lajme
Kryetarët e katër komunave në Veri kanë apeluar tek përfaqësuesit e BE-së që publikisht të dënojnë idenë Kryetarit të Bujanocit për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën nëse Krimea i bashkohet Rusisë.
Në një komunikatë të lëshuar nga përfaqësues të këtyre komunave kanë thënë se duhet dënuar “ideja për copëtimit të Serbisë, që vije nga ‘terroristët shqiptarë’ nga jugu i Serbisë të cilët kërcënojnë me ndarje të një pjese të territorit të Serbisë”, transmeton rtklive.com.
Ata thonë se Jonuz Musliu, i cili njëherësh ishte lider politik i UÇPMB-së, ka deklaruar të martën se nëse Krimea i bashkohet Rusisë, e njëjta e drejtë i duhet dhënë edhe komunave të Preshevës dhe Bujanovcit, popullata e të cilave më 1992 përmes referendumit është përcaktuar për bashkim me Kosovën.
Kryetarët e komunave të veriut të Mitrovicës, Zveqan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë kërcënuar se nëse nuk ndërpritet me deklarata të tilla për copëtimin e Serbisë, mund të vij deri tek një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të ndalojë.