Hashim Thaçi: Rritja e pagave nuk shkakton inflacion

Kryeministri Hashim Thaçi tha se rritja e pagave për 25% nuk do të shkakton inflacion. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë e kujdesshme dhe efikase me politikat buxhetore dhe nuk është aspak rastësi që Qeveria ka borxhin publik më të ulët në Europë.

Lajme

19/03/2014 14:06

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për mes një deklarate ka thënë se rritja e pagave për 25%, nuk do të shkakton inflacion. Ai ka thënë se  pas vendimit për të rritur rrogat 25%, për gjithë punonjësit e sektorit publik,  kanë dalë shumë zëra që po përhapin panik në publik duke pretenduar se ky vendim shkakton inflacion.

Thaçi, tha se  edhe në vitin 2010 kur ritëm rrogat dolën shumë zëra opozitare të cilat deklaruan se rritja e pagave do të shtonte normën e inflacionit. Mirëpo ajo gjë siç e dimë mirë të gjithë nuk ndodhi.

“Ky fakt dëshmohet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të FMN së të cilat shpjegojnë se në vitin 2010 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.5% ndërsa në Eurozonë 1.6”.

“Republika e Kosovës në mënyrë unilaterale ka filluar të përdor euron si mjet dhe kjo ka bërë që Kosova, mos të ketë politikë monetare. Prandaj politika e rritjes së pagave në këtë rast, nuk ka karakter monetar por është thjesht ri-alokim i fondeve. Rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare në vend, e cila me të vërtetë do të çonte në rritjen e presionit inflacionist”.

“Argumenti se rritja e pagave çon vetëm në presion inflacionist nëpërmjet rritjes së konsumit, pra të kërkesës nuk qëndron. Askush nuk mund të thotë sot me siguri se ku do të shkojnë këto të ardhura të shtuara. Një pjesë e mirë e shtesës në rroga mund të shkoj fare mirë për kursim dhe jo për konsum.”

“Ekonomia e Kosovës, është e varur nga importet prandaj, edhe nëse e tërë rritja e pagave do të shkonte në konsum dhe jo në kursime, për shkak të varshmërisë nga importet,nuk do të mund të kishte ndonjë ndikim domethënës në inflacion.”

“Së fundmi dua të theksoj se vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë sonë i cili falë politikave efikase ekonomike ështërritur ndjeshëm. Gjatë këtyre gjashtë viteve të hyrat vjetore të tatimeve dhe doganave janë rritur me 60%”.

(Kosova Press)