Barcelona nën hetime edhe për Villan
Organet e drejtësisë kanë kërkuar nga liga spanjolle të gjitha dokumentet e lidhura me transferimin e sulmuesit David Villa nga Valencia në Barcelonë. Ylli spanjoll iu bashkua gjigantit katalan më 2010 kurse nga vera e vitit të kaluar është anëtar i Atletico Madridit. Mirëpo, Andres Sanchis, avokat i dy aksionarëve të Valencias ka vërejtur parregullsi…
Sport
Organet e drejtësisë kanë kërkuar nga liga spanjolle të gjitha dokumentet e lidhura me transferimin e sulmuesit David Villa nga Valencia në Barcelonë.
Ylli spanjoll iu bashkua gjigantit katalan më 2010 kurse nga vera e vitit të kaluar është anëtar i Atletico Madridit.
Mirëpo, Andres Sanchis, avokat i dy aksionarëve të Valencias ka vërejtur parregullsi në rastin në fjalë.
“Ajo marrëveshje përmban disa qëndrime të çuditshme”, deklaroi Sanchis, i cili është i bindur se Villa u pagua më tepër se sa që raportoi gjiganti katalan.
Ai insistoi se ka dëshmi se presidenti i atëhershëm i Barcelonës, Joan Laporta kishte thënë se klubi e pagoi Villan 50 milionë euro, dhe jo 40 milionë euro sa është e paraqitur zyrtarisht.
Barcelona nga dhjetori i vitit të kaluar është nën hetime për të njëjtën arsye sa i përket transferimit të sulmuesit Neymar që thuhet se kushtoi mbi 100 milionë euro, për dallim nga 57 sa ka njoftuar klubi.