Ky tifoz s’ka nevojë për fanellë të Drogbas
Disa tifozë mendojnë se veshja e fanellës nënkupton fitore për ekipin e tyre të zemrës. E të tjerë, si ky tifoz i Galatasarayt, nuk kanë nevojë fare për fanellë. Fansi fanatik e ka shfaqur dashurinë që ndien për sulmuesin Didier Drogba, duke e rruar në shpinë mbiemrin dhe numrin e yllit nga Bregu i Fildishtë.…
Sport
Disa tifozë mendojnë se veshja e fanellës nënkupton fitore për ekipin e tyre të zemrës. E të tjerë, si ky tifoz i Galatasarayt, nuk kanë nevojë fare për fanellë.
Fansi fanatik e ka shfaqur dashurinë që ndien për sulmuesin Didier Drogba, duke e rruar në shpinë mbiemrin dhe numrin e yllit nga Bregu i Fildishtë.
Megjithatë, kjo ide e tij nuk e ndihmoi shumë gjigantin turk, në barazimin pa gola, 0:0, ndaj Kardemir Karabukspor të premten mbrëma, ndërsa Drogba nuk impresionoi aspak dhe u zëvendësua.
Mirëpo, skuadra e Roberto Mancinit është përqendruar sidomos në duelin e së martës, kur do ta vizitojë stadiumin Stamford Bridge, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Galatasaray është i dyti prapa Fenerbahçes në ligën nacionale, por sezoni i tyre do të përmirësohej nëse e eliminojnë liderin e Premierligës nga Evropa.
Në ndeshjen e parë, Chelsea dhe Galatasaray barazuan në Stamboll, pasi Aurelian Chedjou e anuloi epërsinë e pjesës së parë të krijuar nga Fernando Torres.