Fiton Prishtina, hapet kampionati

Prishtina e ka regjistruar fitoren më të madhe të sezonit, duke e mposhtur Llamkos Kosovën në Vushtrri me rezultat 1:0, në derbin e xhiros së 19’të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra prishtinase ka qenë më e mirë, ndërsa ajo vushtrriase në të dytën. Dhe, kryeqytetasit e shfrytëzuan për mrekulli një rast të…

Sport

16/03/2014 13:54

Prishtina e ka regjistruar fitoren më të madhe të sezonit, duke e mposhtur Llamkos Kosovën në Vushtrri me rezultat 1:0, në derbin e xhiros së 19’të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra prishtinase ka qenë më e mirë, ndërsa ajo vushtrriase në të dytën. Dhe, kryeqytetasit e shfrytëzuan për mrekulli një rast të krijuar në 45 minutëshin e parë.

Në një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së Afrim Tovërlanit, Kastriot Rexha shërbeu për Liridon Latifin, i cili shënoi gol në minutën e 23’të.

Në pjesën e dytë, vushtrriasit kanë rrezikuar dy herë, por portieri Kushtrim Mushica është treguar mjaft i sigurt.

Kjo lojë ishte paksa e ashpër. Kjo tregon me faktin se Prishtinës iu përjashtuan me karton të kuq dy futbollistë: fillimisht Liridon Leci e më pas edhe Kastriot Rexha, ndërsa Llamkosi mbeti pa Daut Maxhunin, që po ashtu u skuq.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina iu afrua Llamkosit në vetëm shtatë pikë dhe në këtë mënyrë lufta për titull të kampionit në Superligë u hap sërish.