Mourinho kritikon gjyqtarin

Jose Mourinho kritikoi gjyqtarin Chris Foy për mënyrën si drejtoi humbjen e Chelseas në udhëtim te Aston Villa me rezultat 1:0. Foy anuloi një gol të Blues kurse përjashtoi dy futbollistë, Willian dhe Ramires si dhe Mourinhon në pjesën e dytë. “Nuk e di pse u përjashtova. E kam pyetur, por gjyqtari refuzoi të bisedonte…

Sport

15/03/2014 20:13

Jose Mourinho kritikoi gjyqtarin Chris Foy për mënyrën si drejtoi humbjen e Chelseas në udhëtim te Aston Villa me rezultat 1:0.

Foy anuloi një gol të Blues kurse përjashtoi dy futbollistë, Willian dhe Ramires si dhe Mourinhon në pjesën e dytë.

“Nuk e di pse u përjashtova. E kam pyetur, por gjyqtari refuzoi të bisedonte me mua”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes për BBC Radio 5 Live.

“Një futbollist bëri një veprim agresiv ndaj njërit prej futbollistëve të mi. Gabriel Agbonlahor ishte në bankinë, ai kërceu në fushë, ishte agresiv, të gjithë kërcyen në fushë, unë dhe asistentët e mi, shumë persona”.

“Ndoshta zotëri Foy mendoj se unë isha agresiv, nuk e di. Nuk ka statute në një ndeshje të futbollit, andaj të gjithë duhet të përjashtohen. Ne ishim shumë, shumë të pafat të kemi një paraqitje të një gjyqtari si kjo sot. Ky nuk ishte gabimi i vetëm që mund të bëjë gjyqtari, një penallti, ose të mos jap penallti, por kjo ishte paraqitja e 94 minutave”.