Guardiola mbetet ‘dost’ me Hoenessin

Uli Hoeness është dënuar me tri vjet e gjysmë burg për evazion fiskal, duke bërë që të jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bayern Munichut. Mirëpo, as kjo shkelje nga ana e tij nuk ka bërë që Pep Guardiola të prishë miqësinë me të. “Nuk është e lehtë për mua të flas rreth kësaj…

Sport

14/03/2014 20:00

Uli Hoeness është dënuar me tri vjet e gjysmë burg për evazion fiskal, duke bërë që të jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bayern Munichut.

Mirëpo, as kjo shkelje nga ana e tij nuk ka bërë që Pep Guardiola të prishë miqësinë me të.

“Nuk është e lehtë për mua të flas rreth kësaj çështjeje vetëm një ditë pas shqiptimit të vendimit”, deklaroi Guardiola për të përditshmen gjermane Bild.

“Do të doja të dija të flisja një gjermanishte më të mirë në mënyrë që të shprehi atë që mendoj për të. Jam këtu që vetëm disa muaj por kaq më ka mjaftuar që të kuptoj se sa i rëndësishëm është Hoeness për klubin. Bayern është një prej klubeve më të mira në botë dhe kjo është edhe meritë e Ulit”.

“Ai meriton respektin tonë maksimal dhe do të vazhdoj të jetë mik i imi. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Uli e di këtë, njësoj sikurse futbollistët. Duhet të jemi të përqendruar në çdo ndeshje”.