Wenger përjashton Bendtnerin
Nicklas Bendtner më mirë ta shtrëngojë rripin pasi Arsene Wenger njoftoi se do ta gjobis sulmuesin i cili udhëtoi në Copenhagen dhe shkaktoi një incident ku thuhet se zhveshi pantallonat dhe e kërcënoi një taksist derisa ishte në gjendje të dehur. Bendtner nuk ishte ftuar në ekipin e Arsenalit për ndeshjen e kthimit të 1/8…
Sport
Nicklas Bendtner më mirë ta shtrëngojë rripin pasi Arsene Wenger njoftoi se do ta gjobis sulmuesin i cili udhëtoi në Copenhagen dhe shkaktoi një incident ku thuhet se zhveshi pantallonat dhe e kërcënoi një taksist derisa ishte në gjendje të dehur.
Bendtner nuk ishte ftuar në ekipin e Arsenalit për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut të martën dhe udhëtoi drejt Copenhagenit, ku megjithatë nuk duket se kaloi mirë.
Incidenti është vetëm rasti më i ri që Bendtner nuk rri rehat duke shkaktuar telashe jashtë fushës. Dhe, Wenger e ka humbur durimin.
“Nuk e di se qka ndodhi saktësisht pasi ende nuk kam biseduar me të, dhe e vetmja gjë që është e sigurt është se nuk kishte kurrfarë pune në Copenhagen”, deklaroi Wenger i hidhëruar.
“Askush nuk i dha leje që të shkonte atje dhe do të gjobitet”, shtoi francezi duke paralajmëruar se Bendtner do të largohet nga klubi në fund të sezonit.