Çipi i ri i cili kthen telefonin tuaj në projektor

Imagjinoni të jepni një prezantim të projektuar në murin e dhomës suaj, përmes celularit. Një teknologji e tillë është në rrugën e saj, falë një çipi të ndërtuar nga disa hulumtues. Çipi është punuar nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, dhe studiuesit thonë se ai vepron si një lent pa projektor që një ditë mund…

Auto & Tek

14/03/2014 13:04

Imagjinoni të jepni një prezantim të projektuar në murin e dhomës suaj, përmes celularit. Një teknologji e tillë është në rrugën e saj, falë një çipi të ndërtuar nga disa hulumtues.

Çipi është punuar nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, dhe studiuesit thonë se ai vepron si një lent pa projektor që një ditë mund të përfundojë në celularin tuaj.

Çipi përdor rrjet të integruar optik me faza, për të projektuar imazhin në mënyrë elektronike me vetëm një diodë lazeri, si të vetmin burim drite dhe pa pjesë mekanike që lëvizin.

Duke përdorur një seri tubash për dritën, çipi OPA mundet që në mënyrë të ngjashme të ngadalëson ose përshpejton kohën e valëve, kështu kontrollon dretimin e rrezeve të dritës.

Për të formuar një imazh, të dhënat elektronike nga një kompjuter janë të konvertuara në rryma të shumta elektrike, duke aplikuar rryma të forta ose të dobëta në drita brenda çipit.

Drita është parashikuar që të jetë në secilin rrjet valor, në mënyrë koherente në ajër, për të përformuar një rreze të vetme drite dhe një vend në ekran.

Në të ardhmen kjo mund të përfshihet në celular. Pasi që nuk ka nevojë për lenta, ju mund të keni një telefon i cili vepron si projektor, thonë studiuesit.