Milani ndërron fanellën kundër Atleticos
Me shpresë se do të ndërrojë rezultati, Milani do të paraqitet sonte kundër Atletico Madridit me fanellën e tretë, me ngjyrë ari. Në kërkim të një paraqitje vërtetë të artë për të përmbysur disavantazhin 1:0 nga dueli i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Rossonerët kanë ndryshuar edhe uniformën, ka njoftuar Sport…
Sport
Me shpresë se do të ndërrojë rezultati, Milani do të paraqitet sonte kundër Atletico Madridit me fanellën e tretë, me ngjyrë ari.
Në kërkim të një paraqitje vërtetë të artë për të përmbysur disavantazhin 1:0 nga dueli i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Rossonerët kanë ndryshuar edhe uniformën, ka njoftuar Sport Mediaset.
Veprimi është i ngjashëm me vite më parë kur nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani kërkonte nga skuadra të paraqitet me fanellën e bardhë sepse me të kishte shënuar fitore të rëndësishme.
Me uniformën e bardhë, Rossonerët fituan dy titujt e fundit në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin botëror për klube, më 2007. Kjo sonte nuk është një finale, por rëndësinë e ka të tillë.
Mirëpo, një lajm i keq është se Milani nuk numëron ndonjë fitore të rëndësishme këtë edicion me fanellën ngjyrë ari. Ndoshta do ta arrijë sonte, mbetet të shihet.