Rona në televizion brazilian
Europa ja ka dëgjur zërin Ronës, dhe tani duket se i ka ardhur radha edhe Amerikës Latine. Është artistja braziliane Georgia Brown e cila ka kushtuar tërë emisionin ‘Muzika në 7 minuta’ këngëtares kosovare Rona Nishliu. Ajo ka folur fjalët më të mira për Ronën, duke thënë se kjo këngëtare meriton vëmendje më të madhe…
ShowBiz
Europa ja ka dëgjur zërin Ronës, dhe tani duket se i ka ardhur radha edhe Amerikës Latine. Është artistja braziliane Georgia Brown e cila ka kushtuar tërë emisionin ‘Muzika në 7 minuta’ këngëtares kosovare Rona Nishliu.
Ajo ka folur fjalët më të mira për Ronën, duke thënë se kjo këngëtare meriton vëmendje më të madhe pasi që është tejet e talentuar dhe me potencial të madh.
Georgia i ka ururar Ronës të gjitha të mirat duke i thënë se ajo e meriton gjithë suksesin dhe vëmëndjen nga të gjithë, e gjithashtu edhe në Brazil.
Në emision po ashtu është prezantuar kënga ‘Suus’ e Ronës në shqip, këngë kjo pjesëmarrëse në Eurovision me ç’rast edhe e ka marrë vendin e pestë.
Rona në një post në Facebook ka thënë se është tejet e nderuar dhe ka falnderuar artisten braziliane, të cilën e konsideron si një Super Njeri.