Isa Mustafa takohet me Avni Klinaku

Isa Mustafa rikonfirmoi orientimin e LDK’së se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve është Qershori, deri sa Avni Klinaku shprehu shqetësimin e tij për pragun e lartë zgjedhor.

Lajme

10/03/2014 14:15

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot është takuar me Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Takimi është zhvilluar në vazhdën e takimeve të Kryetarit Mustafa me liderët e subjekteve politike, njofton LDK.

Kryetari i LDK’së dhe Kryetari Klinaku, kanë biseduar për proceset politike në Kosovë, me theks të veçantë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Të dy kryetarët biseduan për zhvillimet aktuale dhe për reformën zgjedhore.

Mustafa rikonfirmoi orientimin e LDK’së se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve është Qershori, deri sa Klinaku shprehu shqetësimin e tij për pragun e lartë zgjedhor.

Të dy Kryetarët u dakorduan që të vazhdojnë kontaktet në funksion të rritjes së bashkëpunimit mes dy subjekteve politike.

Kryetari i LDK-së po angazhohet për unifikimin e veprimeve, në shërbim të një procesi të përgatitur mirë dhe në shërbim të zgjedhjeve të rregullta, të ndershme dhe demokratike.