Peticioni me një “nënshkrim akademik”
Kryetari i LDD'së, Nexhat Daci, ka vënë firmën e tij në peticionin për rrëzimin e Qeverisë së Hashim Thaçit bashkë me gruan e tij, Zinetën, në pikën e ngritur në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka nënshkruar sot peticionin e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë së Kryeministrit Hashim Thaçi.
Daci ka vënë firmën e tij në peticion bashkë me gruan e tij, Zineta Daci, në pikën e ngritur në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kryetari i LDD’së, ditëve të fundit ka qenë mjaft i pranishëm në media me propozimin e tij që LDK dhe AAK të lidhin koalicion parazgjedhor në mënyrë që ta formojën qeverinë e ardhshme të Kosovës, njëjtë sikur në vitin 2004.