Kosova kundër Turqisë

Menjëherë pas përfundimit të duelit të parë, historik miqësor kundër Haitit, Kosova ka gjetur kundërshtarin e radhës. Udhëtimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu për në Turqi ka sjell fryt. Në takimin e tyre me homologët e Federatës turke dhe selektorin Fatih Terim, ata…

Sport

07/03/2014 13:35

Menjëherë pas përfundimit të duelit të parë, historik miqësor kundër Haitit, Kosova ka gjetur kundërshtarin e radhës.

Udhëtimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu për në Turqi ka sjell fryt.

Në takimin e tyre me homologët e Federatës turke dhe selektorin Fatih Terim, ata kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në muajin maj, konfirmojnë burime të Lajmi.net.

Palët kanë gjetur pajtimin dhe e vetmja gjë që pritet të definohet është data e sfidës.

Kosova luajti ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare me Haitin duke barazuar 0:0 në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë të mërkurën. Kurse, në të njëjtën arenë do të zbres Turqia.