“Snowden Phone” do t’i mbajë sekret telefonatat tuaja
Gjatë muajve të fundit, kompanitë e ndryshme të telefonisë kanë zbuluar telefona të mençur “ultra të sigurt”. Kjo ka ndodhë si mbrojtje, për faktin se telefonat privat po përgjohen, gjithnjë duke u bazuar në fjalët e Edward Snowden, ish analist i NSA’së. Tash, një kompani është dukë e bërë të mundshëm sigurimin e mëtejmë të…
Auto & Tek
Gjatë muajve të fundit, kompanitë e ndryshme të telefonisë kanë zbuluar telefona të mençur “ultra të sigurt”.
Kjo ka ndodhë si mbrojtje, për faktin se telefonat privat po përgjohen, gjithnjë duke u bazuar në fjalët e Edward Snowden, ish analist i NSA’së.
Tash, një kompani është dukë e bërë të mundshëm sigurimin e mëtejmë të telefonave, duke e emëruar telefonin e mençur si “Snowden Phone”
FreedomPop, një kompani që jep shërbime falas të wireless’it, po e nis një telefon të quajtur zyrtarisht si “Private Phone”, i cili do të sigurojë të gjitha thirrjet zanore dhe mesazhet.
Ai gjithashtu ofron VPN për qasje anonime në internet. Madje kompania u lejon përdoruesve që të ndryshojnë numrin e tyre sa herë që ata duan.
Telefoni aktual që po modifikohet është një Samsung Galaxy S II, kështu që nuk duhet pritur diçka të jashtëzakonshme në drejtim të risive.
Procesori është dual-core 1.2 GHz me 16 GB harddisk dhe 8 megapixel kamerë. Çmimi është 189 dollarë dhe përfshinë thirrje dhe sms falas.
Edhe të dhënat janë falas, por të limituara në 50MB në muaj, dhe zgjat vetëm 3 muaj. Pas kësaj është 10 dollarë në muaj.