Sali Berisha e Agim Bahtiri flasin për Isa Boletinin

Një takim interesant ka ndodhur në Tiranë. Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Ata kanë kanë folur gjerësisht për Isa Boletinin, si dhe për jetën e qytetarëve mitrovicas.

Lajme

03/03/2014 21:20

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur sot në një takim Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se në këtë takim Bahtiri i ka shpalosur planin e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa thekson se është diskutuar gjerësisht edhe për Isa Boletinin.

“Të dashur miq, prita me kënaqësi të veçantë Kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, i cili shoqërohej nga nënkryetari Safet Kamberi, kryetari i Asamblesë Bislim Imeri dhe Gazment Boletini, nipi i Isa Boletinit, me të cilët zhvillova një bisedë të përzemërt”.

“Kryetari i Komunës së Mitrovicës zoti Bahtiri më njohu me vizionin e tij të qartë dhe përpjekjet e tij serioze dhe të suksesshme për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës, zhvillimin e mëtejshëm të kësaj komune shumë të rëndësishme, tërheqjen e investimeve të huaja dhe shfrytëzimin e resurseve lokale”.

“Në takim u diskutua gjerësisht dhe mbi ceremoninë e varrimit të eshtrave të personalitetit të shquar kombëtar, prijësit popullor të lëvizjeve të mëdha që sollën pavarësinë e Shqipërisë, Isa Boletinit, dhe shndërrimin e kësaj ceremonie në një eveniment mbarë kombëtar”.

“Në takim unë falënderova me mirënjohje z. Bahtiri për iniciativën e tij të shkëlqyer dhe idenë që të shndërrojnë këtë ditë në një ditë nderimi mbarë kombëtar për udhëheqësin tonë popullor legjendar Isa Boletinin.”