Ellen theu rekordin për selfie’n më të shpërndarë ne internet

Ellen ka arritur të thyejë rekordin për numrin më të madh të “retweets” ndonjëherë. Ajo mbrëmë gjatë udhëheqjes së ceremonisë së çmimeve Oscar, bëri një selfie ku më pastaj e bëri një tweet. Për një kohë shumë të shkurtër, më shumë se 1 milion përdorues në Twitter e kanë shpërndarë fotografinë. Mbajtësi i fundit i…

Auto & Tek

03/03/2014 12:50

Ellen ka arritur të thyejë rekordin për numrin më të madh të “retweets” ndonjëherë.

Ajo mbrëmë gjatë udhëheqjes së ceremonisë së çmimeve Oscar, bëri një selfie ku më pastaj e bëri një tweet.

Për një kohë shumë të shkurtër, më shumë se 1 milion përdorues në Twitter e kanë shpërndarë fotografinë.

Mbajtësi i fundit i këtij rekordi ishte Presidenti Obama, ku pas fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, postimi i tij mblodhi gjithsej 779,460 retweets.

Ellen mori konfirmimin nga Twitter gjatë emisionit, në mënyrë që ta ndajë këtë lajm me audiencën.

“Ne sapo thyem Twitter’in”, tha ajo.

“Të gjithë ne jemi fitues”.