‘6Ditë pa Ermalin’ sjell Stand-Up komedi, të parën për shqiptarët

Është e shtunja e tretë me radhë, që kur Ermali ka filluar të transmetojë shoun e mbrëmjes ‘6Ditë pa Ermalin’, një emision komik dhe satirik, i pari i këtij lloji në televizionet tona. Pas filmit të tij të suksesshëm ‘Femrat’, ky shou po hec në hapa shumë të mirë. E si të mos ecën, kur…

ShowBiz

02/03/2014 13:58

Është e shtunja e tretë me radhë, që kur Ermali ka filluar të transmetojë shoun e mbrëmjes ‘6Ditë pa Ermalin’, një emision komik dhe satirik, i pari i këtij lloji në televizionet tona.

Pas filmit të tij të suksesshëm ‘Femrat’, ky shou po hec në hapa shumë të mirë. E si të mos ecën, kur idetë i kanë gjeniale, performanca e Ermalit është fantastike dhe çdo gjë është e vendosur si mos më mirë.

Për më tepër aty ka:

– Intervista me të njohur, të ftuar specialë që iu pershtaten shumë mirë shout;

– Lajmet ipen  ‘ndryshe’, ai i shfaq informacionet dhe ndodhitë në një dimension tjetër, të mbushur me ironi.

– Na mëson për  10 gjërat që nuk duhet t’i bëjmë në situata të ndryshme në jetën e përditshme.

– Aty-këtu del ndonjë këngë apo poezi shumë prekëse, për të mos u humbur.

–  Ermali bën  Stand-Up komedi, gjë të cilën nuk jemi mësuar të shohim në shqip, dhe me monologjet plot ironi, vëren dhe shfaq detaje për të cilat kurrë nuk na kishte marrë mendja.

Të gjitha këto siç duket i kanë pëlqyer publikut dhe deri tani komentet dhe kritikat kanë qenë më se të mira.

‘6Ditë pa Ermalin’ mund të shikohet çdo të  Shtunë  në orën  22:00 në kanalet e platformës Digitalb, ‘T’ dhe Plus HD.

Pas shfaqjes së shout në televizion, videot e emisionit postohen edhe në kanalin zyrtar të Ermalit në Youtube.