Besim Beqaj flet për rritje substanciale të pagave

Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se të hënën do të dihet se sa do të jetë përqindja e ngritjes së pagave për sektorin pubik. Ai pohon se kjo rritje do të jetë substanciale dhe meritore për të gjithë.

Lajme

27/02/2014 19:20

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka thënë se Qeveria të hënën do të informojë se sa do të jetë përqindja e ngritjes së pagave.

Ai në një intervistë dhënë për RTK tha se kjo rritje do të jetë substanciale dhe meritore.

“Sigurisht që konform zotimit edhe të Kryeministrit, përgatitjet janë bërë tanimë, janë edhe disa kushte teknike të cilat duhet të trajtohen, dhe konform të gjitha këtyre ne deri të hënën do të bëjmë publike përqindjen për rritjen e pagave”.

“Rritja do të jetë meritore dhe do të jetë substanciale për të gjithë. Sot nuk mund të flas për përqindje, por po them se do të jetë një rritje substanciale”.

“Besojmë fuqishëm se këto paga do të rrisin mirëqenien e qytetarëve dhe njëkohësisht do të rrisin edhe fuqinë blerëse dhe do të kemi edhe rritje ekonomike”, ka thënë Ministri Besim Beqaj për RTK.