Korab Shaqiri i këndon Tinës

Tina, kënga më e fundit e Korabit, e realizuar tanimë edhe me videoklip, pritet të jetë pjesë e një filmi të hollywood’it. Kjo këngë është realizuar pikërisht për këtë film, për detajet e të cilit nuk është e ditur, por është realizim amerikano-kanadez. “Para se të realizohet 75% e filmit nuk mund të them asgjë,…

ShowBiz

27/02/2014 20:10

Tina, kënga më e fundit e Korabit, e realizuar tanimë edhe me videoklip, pritet të jetë pjesë e një filmi të hollywood’it. Kjo këngë është realizuar pikërisht për këtë film, për detajet e të cilit nuk është e ditur, por është realizim amerikano-kanadez.

“Para se të realizohet 75% e filmit nuk mund të them asgjë, por unë do të marr pjesë në film duke performuar një këngë në shqip dhe një në anglisht. Nuk është e vendosur ende se a do të jetë  Tina këngë e trailerit, por ka mundësi edhe të jetë”,  ka thënë Korabi në një intervistë për KTV.

Videoklipi i ‘Tina’ është realizuar në Gjilan dhe Prishtinë nga VideoArt. Xhirimet kanë zgjatur tri ditë dhe protagoniste është modelja Diana Tahiri.

Gjithashtu, ai ka shprehur dëshirën që të bëjë muzikë për filma, pasiqë është edhe dëshira e tij e kahmotshme. Ka bërë edhe muzikën për filmin më të ri të regjisorit kosovar. Isa Qosja. ‘Tri dritare dhe një varje’.

Në planet për të ardhmen. Korabi ka shpaluar se do të vijë me dy duete, me një këngëtare kosovare dhe një nga Shqipëria, emrat e së cilave nuk janë zbuluar.