Guardiola frikëson kundërshtarët
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, duke thënë se skuadra e tij ende nuk e ka dhënë më të mirën nga vetja. Por, strategu katalan pret që kjo gjë do të vijë shumë shpejtë. “Ne mund të përmirësohemi në nivel më të lartë shumë shpejtë”. “Çdo ditë e më shumë,…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201402/full/Guardiola.jpg)
Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, duke thënë se skuadra e tij ende nuk e ka dhënë më të mirën nga vetja.
Por, strategu katalan pret që kjo gjë do të vijë shumë shpejtë. “Ne mund të përmirësohemi në nivel më të lartë shumë shpejtë”.
“Çdo ditë e më shumë, lojtarët kuptojnë idetë dhe mekanizmin tonë”, tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit. “Ne flasim për atë që bëjmë mirë dhe për atë që nuk e bëjmë shumë mirë. Natyrisht që kuptimet tona rriten çdo ditë e më shumë”.
Guardiola foli pak edhe për ndeshjen ndaj Arsenalit duke thënë: “Ne kishim shumë problem në shtatë minutat e para, por pas kësaj e kontrolluam në tërësi takimin”.