Serbia ka strategji të mirë për bisedime

Aleksandar Vucic thotë se në takimin e së mërkurës në Bruksel nuk është arritur marrëveshje për gjyqësorin në Veri. Ai bën të ditur se Serbia ka strategji për bisedime me Kosovën, por se nuk dëshiron ta publikojë.

Lajme

13/02/2014 17:05

ZëvendësKryeministri i Serbisë, Aleksadar Vucic, ka deklaruar në enjten se ende nuk është arritur një marrëveshje lidhur me gjyqësinë në Kosovë.

I pyetur nëse propozimet lidhur me çështjen e gjyqsorit në Veri të Kosoës e kanë ndryshuar Marrëveshjen e Brukselit, Vucic u ka thënë mediave serbe se “asgjë nuk është ndryshuar dhe për asgjë nuk është dakorduar”.

“Ekziston një rregull dhe ai është se për asgjë nuk jemi marrë vesh përderisa nuk jemi marrë vesh për të gjitha”.

Vucic nuk ka pranuar të tregojë për strategjinë e Serbisë në bisedime me Kosovën, pasi që ka thënë se këto janë çështje që nuk duhen të fliten në publik.

“Për këtë arsye keni besim tek ne, sepse ne e dimë çfarë po bëjmë”.