Nesër rifillon mësimi edhe në “Meto Bajraktari”

Mësimi në shkollën fillore “Meto Bajraktari” do të fillojë nesër. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Termokosin sot kanë filluar ta rregullojë flakëruesin dhe po ashtu sot do të bëhet pastrimi i stufës për ngrohje.

Lajme

11/02/2014 16:06

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Termokosin ka rregulluar flakëruesin dhe sot do të bëhet pastrimi i stufës.

Gjithashtu, mësimi në shkollën fillore “Meto Bajraktari” do të fillojë prej ditës së mërkurë.

“Komuna e Prishtinës njofton se në bashkëpunim me Termokosin është rregulluar flakëruesi, dhe sot do të bëhet edhe pastrimi i stufës”.

“Prej ditës së mërkurë, më 12 shkurt, do të rifillojë procesi mësimor edhe në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, ka njoftuar në Facebook, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.