Chelsea lider me magji nga Haz-art

Chelsea mori kryesimin në Premierligë pas fitores ndaj Newcastle Unitedit 3:0 në Stamford Bridge, e realizuar falë paraqitjes fantastike ekipore, e në veçanti mesfushorit Eden Hazard. Ylli belg realizoi het-trik për skuadrën e Jose Mourinhos që iu hakmor kundërshtarit për humbjen 2:0 në duelin e tyre të parë këtë edicion, dhe ndihmoi ekipin të marr…

Sport

08/02/2014 16:52

Chelsea mori kryesimin në Premierligë pas fitores ndaj Newcastle Unitedit 3:0 në Stamford Bridge, e realizuar falë paraqitjes fantastike ekipore, e në veçanti mesfushorit Eden Hazard.

Ylli belg realizoi het-trik për skuadrën e Jose Mourinhos që iu hakmor kundërshtarit për humbjen 2:0 në duelin e tyre të parë këtë edicion, dhe ndihmoi ekipin të marr kryesimin në tabelë, pas humbjes së mëhershme të Arsenalit nga Liverpool, dhe barazimit të Manchester Cityt në udhëtim te Norwich.

Hazard e kaloi Chelsean në epërsi pak para se të zhvillohej gjysmë ore lojë, kurse e dyfishoi avantazhin e vendasve me një tjetër shënim, në minutën e 34’të.

Ai e kompletoi het-trikun pas pak më tepër se një ore lojë kur shënoi nga penalltia. Në vazhdim nuk pati më gola dhe Chelsea konfirmoi periudhën e formës së mirë që e ngjiti në pozitën e parë në Premierligë me 56 pikë, një më shumë se Arsenali dhe dy para Cityt.

Rezultatet:

Aston Villa – West Ham 0:2

Chelsea – Newcastle 3:0

Crystal Palace – WBA 3:1

Norwich – Man City 0:0

Southampton – Stoke City 2:2

Sunderland – Hull City 0:2