Përsëri kërkohet dorëheqja e Rektorit Ibrahim Gashi
Në orën 12 ka filluar protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër Rektorit Ibrahim Gashi. Ata po përkrahen edhe nga profesorë të Universitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajme
Protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër Rektorit Ibrahim Gashi kanë filluar rreth orës 12.
Studentët kanë filluar marshin e tyre në drejtim të rektoratit nga konviktet6 ndërsa ata të shoqërisë civile nga sheshi i qyteti.
Aktualisht protestuesit gjenden brenda oborrit të rektoratit, për ballë një numri të madh të forcave të policisë të cilët kanë formuar kordonin pranë derës së Rektoratit.
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka thënë se është në mesin e studentëve në mënyrë që të shpreh solidarizimin me studentët e bashkuar, siç i ka cilësuar ai, jopartiakë.
“Jemi mbledhur këtu që të shprehin pakënaqësinë tonë me instrumentalizimin dhe keqbërjen që po bëhet brenda Universitetit më të rëndësishëm që ka Kosova”.
“Unë jam këtu në cilësinë e profesorit të UP`së dhe shpreh solidarizimin tim me studentët e bashkuar dhe jopartiakë”.
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net
Ndërsa Ilir Deda nga KIPRED është shprehur se kauza të cilën e kanë filluar studentët do të dalë në fund triumfuese.
“Jemi mbledhur sot që ta vazhdojmë përkrahjen e kauzës së drejtë të studentëve të cilët kërkojnë një universitet çfarë ky popull ka dashur që ta bëjë që 50 vite. Në vitin 1968 kanë qenë studentët ata që kanë kërkuar Republikë”.
“Sot në vitin 2014 nuk është mirë që po shohim që Policia është kundër studentëve në Rektorat. Kjo kauzë e drejtë do të fitojë”.
Protestuesit kanë paralajmëruar se protesta do të zgjas deri në orën 16.
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.netFoto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net