Në Bruksel për drejtësinë në Veri
Kryeministri Thaçi shpreson se do të arrihet marrëveshja më 12 shkurt dhe do të ketë funksionalizim të plotë të sistemit të drejtësisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës,

Lajme
Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se më 12 prill do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet për mundësinë e funksionalizimit edhe më të mirë të sistemit të drejtësisë në Veri.
“Dje kam diskutuar me Baroneshën Catherine Ashton në konferencën e Mynihut, gjithashtu kemi edhe mbështetjen e plotë të SHBA, prandaj shpresoj dhe besoj se do të arrihet marrëveshja më 12 shkurt dhe do të kemi funksionalizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes së 19 prillit”, ka thenë Thaçi.
(Kosovapress)