Plagoset një person me armë zjarri

Një person me inicialet A. R është plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në mes të dy grupeve rivale. Bëhet e ditur se viktima nuk ka qenë pjesë e asnjërit grup.

Lajme

03/02/2014 15:36

Një shtetas shqiptar i Republikës së Kosovës është plagosur sot, pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bedri Bajrami” në Komunën  e Prishtinës njofton Policia e Kosovës.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pas një përleshjeje të armatosur që ka ndodhur në mes dy grupeve rivale, ka mbetur i plaguar një person me inicialet A.R i moshës 50 vjeçare, i cili nuk ishte jesh as asnjërit grup.

Sot në orën 11:55 minuta, policia  ka marrë informacionin se në rrugën ‘Bedri Bajrami’ në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.”

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.”

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima, A. R, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Bazuar në hetimet fillestare, në incident kanë qenë të përfshirë dy grupe rivale të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë  zjarri, kundrejt njëra tjetrës, duke plagosur kështu aksidentalisht viktimën e sipërshënuar i cili nuk ka qenë pjesë e asnjërit nga grupet porse ka rastisur të jetë aty në momentin kur ka ndodhur incidenti”.

“Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

“Ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar edhe në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre si dhe zbardhjen e motiveve të që kanë sjellë deri te kjo ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.