Aubameyang zgjon nga gjumi Dortmundin
Pierre Emerick Aubameyang e këndelli Borussia Dortmundit pas serisë së rezultateve negative në Bundesligë. Ai shënoi dy herë në fitoren e nënkampionit të Gjermanisë në udhëtim te Braunschweig me rezultat 2:1. Aubameyang e kaloi Dortmundin në epërsi pas gjysmë ore lojë. Mirëpo, vendasit barazuan shifrat pas intervalit falë golit nga Benjamin Kessel në minutën e…

Sport
Pierre Emerick Aubameyang e këndelli Borussia Dortmundit pas serisë së rezultateve negative në Bundesligë. Ai shënoi dy herë në fitoren e nënkampionit të Gjermanisë në udhëtim te Braunschweig me rezultat 2:1.
Aubameyang e kaloi Dortmundin në epërsi pas gjysmë ore lojë. Mirëpo, vendasit barazuan shifrat pas intervalit falë golit nga Benjamin Kessel në minutën e 54’të.
Mirëpo, Aubayemang shënoi sërish dhjetë minuta më vonë duke rikthyer avantazhin e mysafirëve dhe pikët e plota për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp.
Dortmund mbetet në pozitën e tretë me një pikë më pak se Bayer Leverkusen që është i dyti, dhe takohet të shtunën me Stuttgartin.