Hashim Thaçi në Konferencën e Mynihut për Sigurinë
Kryeministri Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih. Do të flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi bashkë me homologun serb, Ivica Dacic.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201401/full/Thaci3.jpg)
Lajme
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, do të marrin pjesë në Konferencën për Siguri në Munih.
Njëra nga temat kryesore që do të diskutohet në këtë konferencë është dialogu Prishtinë-Beograd.
Vetë Kryeministri Thaçi ka konfirmuar shkuarjen në këtë konferencë dhe pjesëmarrjen atje si panelit.
“Këtë fundjavë jam ftuar në Konferencën e Mynihut për Siguri. Sivjet ky forum feston 50-vjetorin e duke konfirmuar se është ngjarje shumë e rëndësishme e politikës botërore. Jam i nderuar të jem panelist në një agjendë të ngjeshur ku ka presidentë, kryeministra të shteteve aleate, kryeredaktorë mediash botërore dhe liderë global të biznesit dhe shoqërisë civile”.
“Pjesëmarrës janë edhe Sekretarët e OKB’së, NATO’s, ndërsa do të kem edhe takime me liderë botërorë me të cilët do të bashkëbisedojmë për arkitekturën e re të sigurisë në botën Euro-Atlantike”.
“Suksesi i Kosovës në stabilizim dhe demokratizim dhe dialog me fqinj janë një nga pikat e ndritshme të diplomacisë botërore vitin që shkoi”.
“Pas përfundimit të procesit të tranzicionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, edhe Kosova do të luan rol si eksportuese e resurseve dhe eksperiencës ushtarake në proceset e paqë-ruajtjes dhe shtet-formimit në zona të ndryshme botërore”.
“Kemi obligim që në vitin kur po shënohen edhe 15 vite të intervenimit të NATO’s, të ofrojmë kontrobutin tonë në misionin e shenjtë të paqes globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Konferenca e Sigurisë në Munih, e organizuar nga diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, mbledhë dhjetëra ministrja të jashtëm, ministra të mbrojtjes dhe ekspertë të fushës së sigurisë.
Përveç dialogut Kosovë-Serbi, këtë vit do të diskutohet edhe për sigurinë fushën e teknologjisë, sigurinë në Europë, Amerikë dhe Azi dh për marrëdhëniet ndërshtetërore në fushën e sigurisë.