Reforma zgjedhore i ngarkohet Komisionit për Legjislacion
Në votimin e cili u bë në Kuvend, pas një debati gati dyorësh, 62 deputetë votuan në favor të propozimit për t’ia bartur reformën Komisionit për Legjislacion, ndërsa një deputet abstenoi. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë gjatë muajit shkurt.
Lajme
Komisioni ad-hoc Parlamentar për Reformë Zgjedhore i ka bartur përfundimisht përgjegjësinë për reformë një Komisioni tjetër të përhershëm të Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan që kjo reformë t’i ngarkohet tash e tutje Komisionit për Legjislacion.
Në votimin e cili u bë në Kuvend, pas një debati gati dyorësh, 62 deputetë votuan në favor të propozimit për t’ia bartur reformën Komisionit për Legjislacion, ndërsa një deputet abstenoi.