Një ligjëratë e shkurtër nga Jakup Krasniqi

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në postimin e radhës në Facebook, flet për Moralin, Kulturën, Kombëtaren, Dashurinë, Urrejtjen, Marrëzinë, Frikën, Lirinë, si dhe për Akademikët Malokë. Një ligjëratë e shkurtër.

Lajme

30/01/2014 22:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjithnjë e më shumë po gjen kënaqësi në të shprehurit online.

Në postimin e fundit, të së enjtes, ai ka folur për Moralin, Kulturën, Kombëtaren, Dashurinë, Urrejtjen, Marrëzinë, si dhe për Akademikët Malokë.

“Ka vite që në shoqërinë shqiptare sikur ka humbur kufiri në mes moralit e amoralit, kulturës e jo kulturës, kombëtares e jo kombëtares, dashurisë dhe urrejtjes.”

“Njeriut nuk i prishet gjaku e as i skuqet fytyra kur tregon amoralitetin, jo kulturën, spiunllëkun apo urrejtjen për çdo gjë që ka përreth.”

“Përkundrazi gjithçka që është pronë e keqe e tija, mbase edhe e trashëguar, ia vesh tjetrit pa pasur asnjë fije turpi a morali. Madje shkojnë deri atje sa e përsërisin sot, për çlirimtaret atë që e thoshte dje Serbia e Millosheviqit?! Deri këtu shkon marrëzia e tyre!”

“Njëri, kur merr pushtetin, nuk hiqet nga ai mësa rriqra nga trupi i njeriut apo siç thoshte Namik Hoti: “Kur maloku hipë ne kali, pa e vra nuk i zbret”. E malok mbi malokë tek ne po tregohen edhe akademikët?!”

“Vitet e tranzicionit nder shqiptarët e konfirmojnë katërçipërisht ketë.”

“Tjetri a po tjerët, pa fije fytyre (ose sikur fytyra të ishte fushë Banati), fol/in për spiunllëkun pa u skuqur dhe dinë për gjithë spiunet pa qenë vet spiunë?! Pa fije turpi, mendojnë se vërtet janë thesar i ynë?!”

“Disa të tjerë amoralitetin e pa kulturën e tregojnë, sidomos kur u jepet mundësia ta mbulojnë identitetin. Kjo është një dëshmi sesa na ka mbërthyer frika?! Tregohen trima nga errësira, drita të tillët i verbon. Le t’i verbojë, ata nuk e meritojnë dritën që nënkupton Lirinë! Liria kërkon me shumë njerëzillëk.”, ka shkruar Jakup Krasniqi.