Reali rrezikon të digjet

Real Madrid është në seri të shkëlqyeshme, por Carlo Ancelotti ka një problem. Ndeshjet kanë ardhur shumë shpejt në janar, dhe trajneri italian ka refuzuar të aplikojë strategjinë e rotacionit në shtatë ndeshjet e para të vitit, të zhvilluara brenda vetëm 20 ditësh. Rezultati është se disa prej futbollistëve kryesorë kanë filluar të duken të…

Sport

27/01/2014 07:00

Real Madrid është në seri të shkëlqyeshme, por Carlo Ancelotti ka një problem.

Ndeshjet kanë ardhur shumë shpejt në janar, dhe trajneri italian ka refuzuar të aplikojë strategjinë e rotacionit në shtatë ndeshjet e para të vitit, të zhvilluara brenda vetëm 20 ditësh.

Rezultati është se disa prej futbollistëve kryesorë kanë filluar të duken të lodhur, shkruan Marca.

Stafi teknik i Los Blancos është i vetëdijshëm për rrezikun se disa prej yjeve më të mëdhenj të ekipit rrezikojnë të ‘digjen’ në orarin e ngjeshur të vitit 2014.

Përveç La Ligës, Ancelotti e ka marrë shumë seriozisht edhe garën e Copa del Rey. Andaj, skuadra e tij u duk disi e lodhur në përfundim të takimit me Granadan të shtunën, edhe pse të mërkurën kaloi ditën e parë të pushimit këtë vit, pas tri javësh pune intensive.

Pepe nuk ka munguar në asnjë minutë loje më 2014

Disa prej gjashtë futbollistëve më të aktivizuar të Ancelottit më 2014 kanë zhvilluar më tepër se 80 për qind të minutave në kalendarin e këtij viti.

Pepe, i cili ka qenë futbollisti më i rregullt këtë edicion me 2620 minuta, ka luajtur pandërprerë më 2014, pa munguar në asnjë minutë të vetme. Ai përcillet nga Sergio Ramos me 97 për qind.