Stramaccioni – Mazzarri 39:33
Andrea Stramaccioni 39 pikë, Walter Mazzarri 33. Jemi dëshmitarë të Interit më të dobët në 30 vjetët e fundit, ose edhe 40, nëse kthehemi edhe më mbrapa. E dimë. Krahasimet nuk janë gjithmonë të mirëseardhura. Por, për të nxjerr një konkludim mes Interit të Stramaccionit dhe këtij të tanishmit të Mazzarrit duhet të konsultohemi me…
Sport
Andrea Stramaccioni 39 pikë, Walter Mazzarri 33. Jemi dëshmitarë të Interit më të dobët në 30 vjetët e fundit, ose edhe 40, nëse kthehemi edhe më mbrapa.
E dimë. Krahasimet nuk janë gjithmonë të mirëseardhura. Por, për të nxjerr një konkludim mes Interit të Stramaccionit dhe këtij të tanishmit të Mazzarrit duhet të konsultohemi me statistika.
Problemi vazhdon. Një vit më parë, në fund të janarit filloi kriza e Interit, shumë më herët se kjo e këtij edicioni, raporton Sport Mediaset. Dymbëdhjetë muaj më parë, dukej më tepër një problem teknik.
Thuhej se mungesa e përvojës së Stramaccionit i ka fajet, por mund edhe mos të ketë qenë ashtu duke konsideruar bilancin e deritashëm të ekipit me Mazzarrin.
Pas saktësisht një viti, ekipi i Stramaccionit kishte 39 pikë, sot ai i Mazzarrit i ka 33, gjashtë më pak, dhe nuk ka shënuar ende asnjë fitore në vitin 2014.
Fundjavën e ardhshme viziton liderin dhe kampionin në fuqi, Juventus.