Adriano bëhet ‘rrotë’
Adriano rikthehet në qendër të vëmendjes, por edhe njëherë tjetër me ndonjë veprim që nuk ka të bëjë me detyrën e tij si futbollist. Sipas medieve braziliane, sulmuesi i mirënjohur i cili është duke u munduar të ringjall karrierën e tij tek skuadra Atletico Paranaense, ka shkaktuar një kacafytje në një diskotekë në Rio de…
Sport
Adriano rikthehet në qendër të vëmendjes, por edhe njëherë tjetër me ndonjë veprim që nuk ka të bëjë me detyrën e tij si futbollist.
Sipas medieve braziliane, sulmuesi i mirënjohur i cili është duke u munduar të ringjall karrierën e tij tek skuadra Atletico Paranaense, ka shkaktuar një kacafytje në një diskotekë në Rio de Janeiro.
Sigurimi i lokalit e largoi Adrianon – në gjendje t dehur – i cili ishte i shoqëruar nga këngëtari Thiaguinho. Futbollistët e tjerë të Atletico Paranaense janë paraqitur në stërvitje por ai jo.
Përfaqësuesit e tij kanë njoftuar se Adriano ka marrë leje nga klubi që të pushojë deri të hënën por presidenti i Atletico Paranaense, Mario Celso Petraglia ka theksuar se futbollisti “ka pësuar një ngjarje të keqe, është djalosh shumë lehtë i thyeshëm nga aspekti emocional”.