Fanella e tmerrshme e Napolit
Napoli mund të bie në sy për futbollin e bukur, por duket se klubi italian nuk ka shije sa i përket përzgjedhjes së fanellës. Në fakt, skuadra nga Serie A, e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur spanjoll Rafael Benitez duhet urgjent të rikthehet në punë sa i përket dizajnimit të fanellës së dytë. E prezantuar…
Sport
Napoli mund të bie në sy për futbollin e bukur, por duket se klubi italian nuk ka shije sa i përket përzgjedhjes së fanellës.
Në fakt, skuadra nga Serie A, e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur spanjoll Rafael Benitez duhet urgjent të rikthehet në punë sa i përket dizajnimit të fanellës së dytë.
E prezantuar më herët gjatë javës nga përforcimi i ri Jorginho, dizajni përfshin një fanellë të ngjashme me atë që u shfaq në fillim të edicionit, por me disa ndryshime të vogla në ngjyrë.
Nëse atëherë dukej e zymtë, tani është e tmerrshme. Nga stili ushtarak, fanella e re e Napolit ka një përzierje të ngjyrave që vështirë se do t’ju pëlqejë tifozëve të tyre e lërmë dikujt tjetër.
Puna e ‘magjishme’ e disenjatorëve na ka lënë të dyshojmë, a është kjo fanella më e keqe në histori? Ndoshta edhe po.