Neymarit i qeshet

Derisa Sandro Rosell dhe drejtorët e Barcelonës  mbajtën mbledhje urgjente për të diskutuar të ardhmen e presidencës së klubit, pas betejës ligjore rreth transferimit të Neymarit, ylli brazilian nuk ishte aspak i brengosur për atë që po ndodhte. Neymar, transferimi i së cilit i kushtoi Rosellit me largim nga posti i presidentit, publikoi një fotografi…

Sport

24/01/2014 11:14

Derisa Sandro Rosell dhe drejtorët e Barcelonës  mbajtën mbledhje urgjente për të diskutuar të ardhmen e presidencës së klubit, pas betejës ligjore rreth transferimit të Neymarit, ylli brazilian nuk ishte aspak i brengosur për atë që po ndodhte.

Neymar, transferimi i së cilit i kushtoi Rosellit me largim nga posti i presidentit, publikoi një fotografi të vetes në Instagram, ku dukej duke buzëqeshur dhe falënderonte Jezusin “për një tjetër ditë të lumtur, për ndihmë të mposhti të keqen”.

Sulmuesi e publikoi fotografinë në të njëjtën kohë kur Rosell ishte në zyrë së bashku me drejtorët e tjerë, para se të paraqiste dorëheqjen e parevokueshme nga posti i presidentit.

Një Gjykatë e Lartë hapi rastin kundër Rosellit për manipulim me shifra në rastin e blerjes së Neymarit ku klubi raportoi se braziliani kushtoi 57 milionë euro, kurse sipas dokumenteve thuhet se ai u ble për mbi 90 milionë euro.