Rritja e dobët e Ekonomisë Gjermane
Ekonomia Gjermane është rritur në shifra më të dobëta se sa që pritej, me një rritje prej 0.4% në vitin 2013, sipas shifrave të para zyrtare.
Lajme
Ekonomia më e madhe e Europës ka pasur rritje të dobët, pasi që në vitin 2012 rritja ishte për 0.7%.
Shfirat preliminare të Agjencisë Gjermane të Statistikave tregojnë shumë pak ose aspak rritje në 3 muajt e fundit të vitit 2013.
Megjithatë, shumica e ekonomistëve presin që ekonomia të ketë rritje më të madhe këtë vit. Ata parashikojnë rritje deri në 2% në vitin 2014. Qeveria parasheh 1.7% rritje.
Ndër faktorët që pritet të ndikojnë në këtë rritje është edhe forcimi i eurozonës dhe ekonomisë së SHBA’ve. Gjermania vazhdon të jetë një pikë e fortë e ekonomisë së eurozonës, e dominimi i saj pritet të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim.